"Aj Kju" do të performojë në gjysmënfinalen e parë të Eurovizionit 2018

Shkup, 8 maj 2018 (MIA) - "Aj Kju" (Eye Cue) me këngën "Lost and found" sonte në arenën "Altis" në Lisbonë me numrin rendor 11 do ta përfaqësojë Republikën e Maqedonisë në mbrëmjen e parë gjysmëfinale në Zgjedhjen e 63-të të këngës së Eurovizionit 2018, në të cilin këtë vit marrin pjesë 43 vende.
Autori i muzikës dhe tekstit është Bojan Trajkovski, kitarist kompozitor dhe vokalist në "Aj kju", ku është anëtarë së bashku me këngëtaren Maria Ivanoska dhe bateristin Ivo Mitkovski.
Autor i kompozimit të tyre është producenti Darko Dimitrov.
Garën këtë mbrëmje do ta hapin përfaqësuesit e Azerbajxhanit, ndërsa të fundit të 19-tët në listë mes pjesëmarrësve të sontëm janë përfaqësuesit e Qipros.
Në gjysmëfinalen e parë janë edhe: Islanda, Shqipëria, Belgjika, Çekia, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra dhe Irlanda.

Në gjysmëfinalen e dytë pasnesër janë kompozimet e 18 vendeve: Norvegjia, Rumania, Serbia, San Marino, Danimarka, Rusia, Moldavia, Holanda, Australia, Gjeorgjia, Polonia, Malta, Hungaria, Letonia, Suedia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Ukraina.
Në finalen më 12 maj, do të garojnë 20 vende në dy gjysmëfinalet dhe gjashtë vende të tjera - organizatori Portugalia dhe pesëshja e madhe: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Nga këto 26 vende do të zgjedhjet fituesi për vitin 2018, i cili do të jetë i organizator i Eurovizionit të ardhshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail