Dramaturgu kosovar Jeton Neziraj shpallet "Evropiani i Vitit"

Prishtinë, 10 maj 2018 (MIA) - Dramaturgu kosovar, Jeton Neziraj është shpallur "Evropiani i Vitit" për vitin 2018, si individi që ka promovuar idenë dhe vlerat evropiane më së miri në Kosovë.
Ky çmim iu nda nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, që ka krijuar tashmë traditë tre vjeçare për të nderuar përmes këtij çmimi individë apo institucione që promovojnë idenë evropiane në Kosovë.
Këtë çmim Nezirajt ia ndau Majlinda Kelmendi që ishte e para që u nderua me këtë çmim para tre vitesh. Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi u theksua nder tjerash se Kosova ka bërë progres të mirë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, porse ka edhe shumë punë për të bërë, sidomos në sundimin e ligjit, transmeton Kosovapress.
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, tha se sot po shënojnë punën jashtëzakonisht të madhe që BE-ja po bënë në Kosovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail