Tramp e fal të burgosurën për të cilën ka ndërhyrë Kim Kardashian

Uashington, 7 qershor 2018 (MIA) - Ndërhyrja e yllit të "reality show-t, Kim Kardashian, i ndryshoi jetën Alise Marie Xhonson, çështjen e së cilës, 36-vjeçarja vendosi ta merrte nën mbrojtje duke u takuar për këtë qëllim edhe me presidentin Donald Tramp.
Takimi, ndoshta edhe për shkak të mediatizimit të jashtëzakonshëm që pati prej përfshirjes së njërës prej femrave më të pasura, të bukura e më ndikuesen e momentit në rrjetet sociale, ishte i efektshëm.
Tramp ka vendosur t'ia falë dënimin me burgim të përjetshëm 63-vjeçares Xhonson, e cila kishte përfunduar në burg për një vepër penale të lidhur me drogën, por pa qenë e përfshirë në veprime të dhunshme.

Në vitin 1996, Xhonson u dënua për 8 akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis. Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me trafikantët e drogës ndodhën pasi Alise kishte humbur vendin e punës, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ia kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk ishte në gjendje të paguante kredinë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Xhonson kishte qenë një e burgosur model dhe kishte punuar shumë fort për rehabilitimin e saj. E mbytur nga emocionet, Alise, të cilës lajmin e mirë Kim zgjodhi t'ia jepte personalisht, tha se ndihej sikur të ishte rikthyer nga vdekja për të jetuar sërish.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail