Bijonsi dhe Xhej Zi i e ripërtërinë betimin e martesës

Kardif, 7 qershor 2018 (MIA) - Të gjitha raporteve për telashet që kanë pllakosur martesën e tyre, Bijonsi dhe Xhej Zi ua dhanë përgjigjen me një turne të përbashkët që u çel në Kardif të mërkurën dhe dy orë e gjysmë shpalosje afeksioni.
Ndërsa e kënaqën publikun me më shumë se 40 hite, përfshirë "Crazy In Love", dy bashkëshortët flirtuan me njëri-tjetrin e u kapën për dore.
E kur Xhej Zi nisi të këndonte për gurin në gisht, këngëtarja hapi pëllëmbën e tregoi unazën e martesës.
Shfaqja nuk i mbuloi pabesitë e Xhej Zi, e këtë e dëshmuan qartë pjesët e nxjerra nga albumi i Bijonsit, "Lemonade", por në vija të përgjithshme mesazhi ishte ai i faljes dhe shërimit.
Ekranet gjigante shfaqën imazhe të çiftit duke u shkëputur nga njëri-tjetri, shtëpinë e tyre të përfshirë nga zjarri, e më pas ribashkimi në kishë ku ripërtërinë betimin e martesës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail