Anxhelina Xholi mori urdhër gjyqësor të lejojë fëmijët më shpesh të shihen me Bred Pit

Los Anxhelos, 13 qershor 2018 (MIA) - Anxhelina Xholit i është kërkuar që t'i japë Brad Pitit më shumë akses tek fëmijët e tyre gjatë negociatave të vazhdueshme për divorcin e çiftit.
Xholit 43 vjeçare që ka në mbikqyrje 6 fëmijët e tyre, i është thënë nga një gjyqtar që ajo duhet të lejojë Pitin të shikojë rregullisht fëmijët e tyre, derisa është rregullisht në xhirimet e "Maleficent 2" këtë verë në Britani të Madhe.
Sipas dokumenteve të gjykatës që kanë siguruar mediat, Gjykata e Lartë e Los Anxhelos ka vendosur që duke mos pasur kontakt me babain e tyre, do të ishte e dëmshme për Maddoks, 16, Paks, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12, dhe binjakët Viviene dhe Knoks, 9 vjeç.
Përveç asaj gjykatësi i urdhëroi Xholit të mundësojë, pa "kontrollin" e saj të obligueshëm, Pit lirshëm të mundet t'u telefonojë dhe të shkruajë me fëmijët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail