Këngëtarja turke vritet në një klub nate në Bodrum

Bodrum, 21 qershor 2018 (MIA) - Këngëtarja turke Haxher Tyly është vrarë në një klub të njohur nate në Bodrum të Turqisë.
Këngëtarja 40-vjeçare është në mesin e dy të vdekurve si pasojë e të shtënave me armë në klubin e natës Medusa.
Mediat turke raportojnë se një veturë është ndalur para klubit para se një person të futej në objekt dhe të hapte zjarr në drejtim të njerëzve.
Personi i dytë i vrarë besohet se është pronari i klubit. Në këtë sulm janë plagosur katër persona.
Policia ka arrestuar katër të dyshuar.
Haxher Tyly ishte manekine dhe aktore, e lindur në një familje të emigrantëve boshnjakë në Izmir. Disa minuta para këmbim zjarrit në Instagramin e saj ka shpërndarë video nga mbrëmja në atë klub.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail