Gjendja shëndetësore e Nexhmije Pagarushës është e qëndrueshme

Prishtinë, 11 korrik 2018 (MIA) - Gjendja shëndetësore e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është e mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë pas aksidentit të pësuar dje në banesën e saj, raportojnë mediat kosovare.

Këngëtarja, sot është vizituar edhe nga Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i cili u informua nga afër me gjendjen shëndetësore të saj

"Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që Pagarusha është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe dua të falënderoj të gjithë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentët që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe", u shpreh ministri Gashi.

Ministri i ka ofruar këngëtares Pagarushës mbështetjen e plotë të MKRS-së.
Këngëtarja Nexhmije Pagarusha është dërguar mbrëmë në Emergjencë të QKUK-së pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi.
Pagarusha para një muaji mbushi 85 vite jetë, derisa prej kohësh kishte lënë anash muzikën. Ajo njihet si Bilbili i Këngës Shqipe, por shpesh është cilësuar edhe si Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor.
Veprimtaria e saj 50 vjeçare përfshin një numër të madh këngësh të cilat mbetën të pavdekshme, ndërsa "Baresha" është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga Rifat Kukaj.
Në Kosovë, Nexhmije Pagarusha është shpallur si "Këngëtarja e Shekullit" kurse në vitin 2012 presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin "Nderi i Kombit". Me medalje mirënjohjeje ajo është dekoruar edhe nga presidenti amerikan Donald Tramp.
E lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ajo ndër vite ka treguar se është artistja më e kompletuar që populli shqiptar ka pasur ndonjëherë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail