Dua Lipa në Prishtinë: Ky është vetëm fillimi i karrierës sime

Prishtinë, 8 gusht 2018 (MIA) - Dua Lipa sot është paraqitur në një konferencë për media në Prishtinë, së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipa.
Ajo tha se ndjehet shumë mirë që gjendet në këtë qytet.
"Po më vjen shumë mirë që jam këtu sonte, edhe që po e bëjmë një festival që po mendoj që për nja dy vjet kemi fol për këtë festival për me bo diçka ma interesant në Prishtinë”, u shpreh Lipa, përcjell KosovaPress.
E pyetur nëse ka diçka më shumë që ajo dëshiron të arrijë, ajo është shprehur entuziaste për të ardhmen.
"Po, patjetër, unë mendoj se me çdo sen ka gjith diçka tjetër që don me arrit, me krejt këto senet e vogla që bëhen, bëhet një sen i madh. Ky është vetëm fillimi i karrierës sime", tha ajo.
Kurse Dukagjin Lipa, e vlerësoi këtë natë si të veçantë. “Jemi duke u mundur me bë një projekt, kemi kënaqësi me thanë që sot e kemi edhe kryetarin e komunës, Shpend Ahmetin këtu”, tha ai ndër tjerash.
Dukagjin Lipa tha se ky festival nuk mund të realizohej pa miqtë vendor, por dhe ata nga jashtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail