Fatmir Spahiu në mënyrë vullnetare deklarohet t’u mësojë fëmijëve të kthyer nga Siria për letërsinë tonë

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, ka deklaruarsë fundmi në një status në rrjetet sociale, se del vullnetar për t’iu ndihmuar fëmijëve shqiptarë, të rikthyer së fundmi nga Siria bashkë me familjarët e tyre.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që këtyre fëmijëve t’u mësohet dhe t’u tregohet për historinë, letërsinë dhe personazhet e njohura shqiptare.

Sipas tij, kjo do të ndikonte te ta në të kuptuarit se populli shqiptar është tolerant dhe me zemër të madhe.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Personalisht dhe vullnetarisht do te angazhohesha si aktor me femijet e kthyme nga Siria.

Nuk do te ishte keq te ju lexonim femijeve ndonje veper nga Kadare, Qosja, Podrimja, Kukaj etj. Do te ishte mire qe te ju flasim per Nane Terezen e Mulla Idrizin.

Veprat e Anton Cetes dhe Adem Jasharit.

Si aktor vullnetarisht do te ju falja ndonje dite ketyre femijeve. Me kete menyre mendoj qe femijet do ta kuptonin se i takojne nje populli me zemer te madhe dhe tolerant.

E gjith shoqeria do te duhej me u angazhu qe kujtimet nga atje ata ti kujtojne veq si nje anderr e keqe”, ka shkruar aktori Fatmir Spahiu në Facebook. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail