Ka fituar titullin e vitit të ikonës së modës: A mund t’ia qëlloni për kë është fjala?

Ajo tërheq vëmendjen kudo që shfaqet – sa me bukurinë, me trupin e tendosur po aq edhe me kombinimet e qëlluara të veshjeve

Kujtoni vetëm të gjithë ata tepihë të kuq dhe ngjarje të tjera glamuroze ku i ka lënë në hije Jennifer Lopez me stilin e saj bukuroshet e tjera, transmeton Telegrafi.

Paraqitja në fustanin e famshëm ngjyrë të gjelbër Versace në ndarjen e shpërblimeve Grammy në vitin 2000 në njëfarë mënyre ishte aq mbresëlënëse sa që shumica e kanë mbajtur në mend emrin e saj, aq më parë në botën e modës.

Steven Kolb, kryetar i Këshillit, i cili çdo vit ndan shpërblimin e vitit të ikonës së modës, ka deklaruar: “Kur është fjala për stilin dhe mënyrën e veshjes të të famshmëve, ndonjëherë thjesht shihni që kanë veshur diçka për të qenë të vërejtur dhe të fotografuar, mirëpo shtroni pyetjen se a u pëlqen vërtet ajo. Mirëpo, kur e shihni Jennier Lopezin, gjithmonë te ajo shihni që i rri mirë ajo që ka veshur. Ajo do të ishte ikonë mode edhe po të mos ishte shfaqur në tepihun e kuq”.

Ai ka shtuar edhe që stili është diçka për të cilin mund të debatohet dhe që çdo gjë është çështje e asaj se çfarë u pëlqen njerëzve dhe çfarë jo “është fakt që Jennifer Lopez vazhdimisht është e pranishme në skenën e modës dhe që vazhdon të theksohet me kombinimet e guximshme të veshjeve.

Ajo gjithmonë është e dalluar dhe gjithmonë flitet për të, për ç’shkak është zgjedhje e përsosur për këtë shpërblim.

Para Jennifer Lopezit, këtë shpërblim e kanë fituar Rihanna, Beyonce, Lady Gaga, Naomi Campbell.

A pajtoheni me zgjedhjen? Ndani me ne komentet! /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail