Këngëtarja kërçovare Salije Bajrami fituese e festivalit ndërkombëtar në Torino të Italisë

Kërçovë, 6 qershor 2019 (MIA) – Para disa ditësh në Torino të Italisë u mbajt festivali ndërkombëtar ” Golden apple” me performansa lajf ose drejtpërdrejtë , ku morën pjese 15 vende nga i gjithë kontinenti i vjetër.Këngëtarja kërçovare Salije Bajrami, nga fshati Haranjell i Kërçovës , duke kënduar shqip ia doli që të rrëmbejë dy çmime edhe atë , “Performanca më e mirë e këngës pop” dhe çmimi i parë në kategorinë e grupmoshave nga 12 deri 16 vjeç.

Pas kthimit nga ky festival mjaft i suksesshëm Salija dukshëm e gëzuar, shpreh falënderimin për profesorin e saj Ardit Stafën dhe drejtorin e festivalit “Tra la la” Toni Aleksoski që e përzgjodhi pikërisht atë që të tregojë talentin e saj , i cili u vlerësua edhe nga juria , ku Salije Bajrami në këtë festival prestigjioz ndërkombëtar përveç çmimit të parë ajo fitoi edhe simpatitë e publikut pjesëmarrës në festival por edhe të jurisë profesioniste të festivalit.

Pērndryshe kjo këngëtare e re deri më tani ka ma marr shumë çmime edhe në nivel kombëtar qoftë në vendin tonë , Kosovë apo Shqipëri dhe suksesi i festivalit në Torino dëshmon se ajo është duke depërtuar me hapa të sigurt edhe në arenën ndërkombëtare muzikore. rz/mp/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail