DJ Tiësto martohet me të dashurën 30 vite më të re

DJ dhe producenti i famshëm gjerman, Tiësto, është martuar të shtunën me modelen Annika Backes në një ceremoni romantike në mes të shkretëtirës në Utah.

“Dashuria e jetës sime 21-09-2019”, ka shkruar artisti 50-vjeçar në fotografinë me nusen e tij 21-vjeçare të hënën në Instagram.

Ceremonia me mbi 80-të të ftuar u zhvillua në një shkretëtirë në Utah në vendpushimin luksoz Amangiri, ku dhëndri pati të veshur një kostum Tom Ford dhe një fustan Berta.

“Kemi qenë në dashuri për kaq shumë kohë dhe kemi menduar për këtë ditë përgjithmonë, dhe më në fund ishte këtu”, tha Tiësto për Vogue. “Ishte më e bukur dhe më e veçantë nga sa mund ta imagjinoja. Të shoh të gjithë ata që i dua atje dhe pastaj të shohësh dashurinë e jetës tënde duke ecur me të, është ndjenja më e mirë në botë”.

Tiësto gjithashtu atë natë befasoi gruan e tij, me një këngë të re që e krijoi për të të quajtur “A million years” dhe nata mbaroi me fishekzjarre të shumta.

“Nuk mund të shkonte më mirë,” tha Tiësto më tej për Vogue.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail