Alban Skënderaj uron Kurtin: Kosova është shembull për Shqipërinë

Në Kosovë të dielën janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Ky i fundit ka marrë një urim për fitoren edhe nga këngëtari mjaft i dashur për publikun në Shqipëri dhe Kosovë, Alban Skënderaj.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, artisti në fjalë e ka quajtur një fitore me shumë sakrifica që erdhi pas një rrugëtimi të gjatë të Kurtit dhe Vetëvendosjes.

“Urime të sinqerta Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për këtë fitore të merituar si një mundësi mbas një rrugëtimi të gjatë sakrificash dhe vullneti të hekurt”, ka shkruar Albani.

Më poshtë është mesazhi i plotë i këngëtarit Skenderaj:

Kur ndryshimi vjen duhet të vije i vërtetë dhe i perceptueshëm në shoqeri. I tillë duket këtë herë por uroj me zemër që e gjithë rezistenca, idetë, premtimet dhe vizioni juaj të kthehen në vepra e të mos mbeten peng i një mentaliteti të rrënjosur.

Faleminderit Kosovë që më shumë se njëherë ke dhënë shembullin e mirë dhe i ke treguar Shqipërisë se si një shoqëri (shqiptare) duhet të veprojë e të guxojë me vetëbesim. Kosova duhet të jetë shpresë për Shqipërinë në shumë aspekte. Duhet të reflektojmë kur shikojmë se si një pjesë e vëllezërve tanë shqiptare kur është nevoja dinë të jenë qytetarë të civilizuar dhe pronare të vendit të vete.

Krenari e verbër, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund t’i bëjmë sa të duam por kur vjen puna dashuria për vendin tënd duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail