Albërie Hadërgjonaj merr vëmendje me dukjen glamuroze në një fotografi përkrah vajzave të saj

Vazhdon të mbetet njëra prej këngëtareve më atraktive shqiptare, pavarësisht se muajin e kaluar mbushi plot 44 vite jetë.

Fjala është për artisten e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj, e cila rrëmben vëmendje sa herë që ndan me ndjekësit e saj imazhe dhe video në rrjetet sociale.


Së fundmi, e njëjta ka publikuar një fotografi pranë dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës, ndërsa duket në top formë.Imazhi në fjalë ka të bëjë me një nga paraqitjet e fundit të këngëtares, e cila shkëlqen me dukjen glamuroze në fustanin e gjatë gri, për dallim nga vajzat e saj që zgjodhën ngjyrën e zezë.

“E bekuar”, ka shkruar ajo krahas këtij imazhi.

Me këtë foto lirshëm mund të thuhet se këngëtarja Hadërgjonaj ‘sfidon’ edhe vajzat e saj me linjat trupore, të cilat janë për t’u pasur zili.Nga ana tjetër, Hadërgjonaj shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe deri më tani numëron projekte të shumta dhe mjaft të pëlqyera. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail