Dejvid Linç mori Oskar nderi

Los Angjelos, 28 tetor 2019 (MIA) – Regjisori amerikan, Dejvid Linç e mori çmimin e nderit për merita të posaçme në sferën e filmit, të Akademisë amerikane për arte dhe shkenca filmike.

“Fjalëpakti Dejvid Linç e mori ‘Oskarin e nderit'”, thuhet në profilin në Tuiter të Akademisë. Solemniteti i këtillë i 11-të u mbajt dje në Los Angjelos.

Regjisori, ndërkaq, e arsyetoi atë epitet të “personalitetit lakonik”. Duke e pranuar çmimin, ai vetëm tha: “Keni shije shumë interesante”.

Projekti më i njohur i Dejvid Linçit është seria “Tuin Piks” e cila u bë hit botëror, ndërsa para dy viteve, pas pothuajse tre dekadave, përjetoi edhe sezonin e tretë. Për atë shkak, në ndarjen e çmimit atë e shoqëruan aktori kryesor në seri, Kajll Meklahlan dhe Lora Dern, gjithashtu pjesë e ekipit.

Përveç Linçit, aktori Ves Stadi dhe regjisorja Lina Vertimiler gjithashtu morën Oskarë nderi. Akademia e paralajmëroi atë në qershor. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail