Rita Ora vjen me një mesazh për të prekurit nga coronavirusi

Virusi vdekjeprurës COVID – 19 apo siç njihet coronavirus u raportua se deri më tani në mbarë botën ka shkaktuar vdekjen e mbi katër mijë personave.

Shtetet e fundit që janë prekur nga ky virus janë edhe shtetet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Kroacia etj. Ndërkohë, thuhet se Italia ka vendosur 16 milionë njerëz në karantinë derisa po lufton kundër shpërndarjes së coronavirusit.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhënë një mesazh lidhur me virusin, duke u solidarizuar me të prekurit në Itali.“Tani mendoj për gjithë shoqërinë time në Itali dhe pjesët e tjera të botës, të prekur!! Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt, ne ju duam. Për pjesën tjetër të botës, ju lutem mendoni për çdonjërin gjatë kësaj kohe të frikshme”, ka shkruar krahas imazhit Ora.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail