Olga Kurylenko rezulton pozitive me coronavirus, refuzohet nga spitali pasi i trajtojnë vetëm rastet e rënda

Pandemia e coronavirusit tashmë ka prekur disa personalitete të njohura, virusi së fundmi ka prekur edhe ish-aktoret e filmit për James Bond, Olga Kurylenko.

Aktorja të hënën mbrëma ishte ankuar se kishte ethe, ndërsa një ditë më pas zbuloi simptomat lidhur me këtë infeksion, shkruan Daily Mail.

Një ditë pasi zbuloi gjendjen e saj, aktorja ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku kishte shkruar “Pse nuk jam në spital?”. Në po të njëjtin postim ajo thekson se spitalet janë të mbushura me të infektuar dhe se pranohen vetëm ata që janë duke luftuar për jetën.

“Sepse spitalet janë plot dhe ata po marrin vetëm pacientë që janë duke luftuar për jetën, nëse i kuptoj saktë. Më thanë që nëse përkeqësohem të telefonoj një ambulancë”, ka shkruar Olga.

Aktorja me origjinë sovjetike u tha 600.000 ndjekësve të saj në Instagram se ajo ishte diagnostikuar në spital pasi u mor nga ambulanca me ethe mbi 38.9 °C.

Kurylenko kishte luajtur së bashku Daniel Craig në filmin e vitit 2008, “Quantum Of Solace”, si agjente e fshehtë e Bolivisë, Camille Montes. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail