Kitara e Princ dhe testet e shënuara me dorë të “Bitëlls” shkojnë në ankand

Los Anxhelos, 5 maj 2020 (MIA) – Kitara që në fillim të karrierës e ka shfrytëzuar Princ, si dhe disa tekste të njohura botërore të “Bitëlls” të shënuara me dorë nga Poll Makartni, janë ndër gjërat të cilat janë vendosur në ankand në shitjen më të madhe të artefakteve muzikore.

Shtëpia e ankandeve Xhulien-s okshëns dje bëri të ditur se ankandi do të mbahet më 19 dhe 20 qershor në Beverli Hills në Los Anxhelos, Kalifornia. Njëri prej sendeve më tërheqëse në ankand është kitara e kaltër special e bërë për Princ në vitin 1984. Parashihet se ajo do të arrijë një çmim mes 100.000 dhe 200,000 dollarëve.

Në shitje do të jetë edhe kostumi i tij i njohur ngjyrë rozë.

Faqja me versionet e shënuara me dorë për këngën e “Bitëlls” – “Maxwell’s Silver Hamme”, nga albumi “Abbey Road” nga viti 1969, pritet të arrijë një çmim prej 200.000 dhe 300.000 dollarëve.

Në ankand do të ketë edhe gjëra personale të Madonas, Majkëll Xheksonit, Uitni Hjustonit, Xhoni Kesh, Xhim Morison, “Roling stouns”, “Kuin” dhe Dejvid Bouvi. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail