Deklaratë kundërthënëse e komikes amerikane për Donald Trampin

Nju-Jork, 27 maj 2020 (MIA) – Komikja Keti Grifin shkaktoi kundërthënie, pasi që kumtoi se presidenti amerikan, Donald Tramp duhet t’i injektojë vetes ajër me shiringë.

Kjo komike 59-vjeçare e komentoi “cicërimën” e korrespondentit të Shtëpisë së Bardhë në CNN, Xhim Akosta, ku shkruante: “Trampi në ngjarje për diabetin në Shtëpinë e Bardhë: ‘Nuk përdori insulinë. A duhet?'”.

“Shiringa me asgjë tjetër përveç ajrit do të kryejë punë. …. Trampin”, shkroi Grifin.

Përgjigja e saj ka të bëjë me embolinë, e cila u shkaktua nga fluska ajri të cilat hyjnë në sistemin qarkullues të trupit. Shiringë me tepricë të ajrit në vete mund t’i bllokojë enët e gjakut dhe të jetë fatale.

Mijëra përgjigje pohuan se Grifin i ka dërguar “kërcënim të drejtpërdrejtë” presidentit të SHBA-së.

Disa të tjerë e quajtën deklaratën e Ketit “të turpshme” dhe kërkuan të hetohet “cicërima” e saj.

Komikja tashmë ishte nën hetim të Shërbimit sekret për shkak të fotografisë së publikuar nga një kokë e rrejshme e hequr e presidentit në vitin 2017. Tani, shumica kërkojnë së Shërbimi sekret sërish të kyçet në hetim. ab/

2020-05-27 12:07:27, nga Arta Bunjaku



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail