Bebe Rexha: Këto kohë po bëhen edhe më të vështira, bëni kujdes për shëndetin tuaj mendor

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pak ditë më parë reagoi ashpër ndaj njerëzve që nuk po i respektojnë masat preventive ndaj COVID-19.

Ajo përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale tha se duhet t’iu vijë trup njerëzve që nxitojnë për të shkuar në ndeja në këto kohë, sepse kjo bëri që Los Angeles të shndërrohet në vatër të re të coronavirusit.

Rexha e cila ka kaluar muaj të tërë qëndrimi e izoluar në Los Angeles, ka qenë gjithnjë e hapur sa i përket problemeve të saj me shëndetin mendor në të kaluarën.

30-vjeçarja së fundmi bëri një status në rrjetin social Twitter, duke dhënë disa këshilla për ndjekësit e saj se si të kenë kujdes me shëndetin mendor gjatë kësaj kohe.

“Këto kohë po bëhen më të ashpra për të gjithë, sepse ne nuk mund ta shohim dritën. Ne duhet të krijojmë dritën tonë! Bëni shëtitje, merrni pesë herë frymë thellë, gatuani, lexoni, flisni me dikë, bëni stërvitje, pikturoni, bëni një listë qëllimesh. Shëndeti juaj mendor është i rëndësishëm! Gjithashtu, mos harroni të vini maskat tuaja!”, ka shkruar Rexha në Twitter.

E njëjta më pas, uroi për fansat e saj që të kenë një ditë plot shpresë dhe të ndjehen më mirë.

“Shpresoj që sot ju të ndjeheni mirë dhe paqësorë”, shkroi këngëtarja me origjinë shqiptare. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail