Shitet një pikturë e Benskit për pothuajse 10 milionë dollarë

Londër, 22 tetor 2020 (MIA) – Piktura e artistit britanik të rrugës Benksi me titull “Tregoma Monen” është shitur në një ankand në Londër për 9.8 milionë dollarë.

Vlerësimi fillestar për pikturën ishte midis 3.9 dhe 6.5 milionë dollarë. “Tregoma Momen” i referohet veprës së impresionistit Klod Mone – “Ura japoneze”, me ndryshimin që idili natyror, i cili është një markë tregtare e piktorit francez, tek Benski është një vend i objekteve të shpërndara. Karriget me rrota dhe një kon rruge portokalli shihen nën urë në imazhin e artistit rebel.

Kjo nuk është një shumë rekord për një vepër të “mbretit” të artit rrugor. Më 3 tetor të vitit 2019, një pikturë e Benskit duke e tallur Parlamentin britanik u shit për 12 milion dollarë.

Artisti ende arrin ta mbajë sekret identitetin e tij – askush përveç bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë nuk e di se si duket dhe si quhet.

Pikturat nga artisti gjerman Gerhard Rihter – “Arnold” u shitën për 1.5 milionë dollarë dhe “Piktura abstrakte” për 6.7 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve “Sotbi” të mërkurën. Piktura e amerikanit Zhan-Mishel Basiat, “Suksesi i vogël” i kushtoi pronarit të ri 2.9 milionë dollarë. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail