Sërish shtyhet premiera e filmit të ri “Xhejms Bond”

Los-Anxhelos, 22 janar 2021 (MIA) – Shfaqja e filmit të ri “Xhejms Bond” – “Nuk ka kohë për të vdekur” (No Time to Die), sërish është shtyrë – këtë herë për më 8 tetor të vitit 2021.

Inkarnimi i fundit i Daniel Krejg si “agjenti 007” fillimisht duhej të shfaqej në kinematë në tetor të vitit 2019, por u shty disa herë – së pari për shkak të ndryshimit të regjisorit, ndërsa pastaj edhe për shkak të koronavirusit. Dhe një sërë filmash janë shtyrë për shkak të pandemisë.

“Uorner bros” paraprakisht tashmë një herë paralajmëroi plane për internet-premiera të të gjitha filmave të vet në vitin 2021 në të njëjtën kohë si dhe në kinematë në SHBA. Megjithatë, kreatorët e filmit “Nuk ka kohë për të vdekur” për momentin e përjashtojnë mundësinë që filmi fillimisht të shfaqet në ndonjë strim-platformë. Zëdhënësi i “Metro Golduin Mejer” për revistën “Varajeti” në tetor deklaroi se studioja dëshiron “ta ruajë përvojën e kinemasë”, për adhuruesit e filmave të “Xhejms Bondit”. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail