Mik Xheger dhe Dejv Groll publikuan himn postpandemik

Los-Anxhelos 14 prill 2021 (MIA) – Rokerët Mik Xheger dhe Dejvid Groll i bashkuan forcat dhe krijuan “himn post-pandemik”. Bëhet fjalë për një këngë e cila ka të bëjë me gjërat kontroverse që i hasëm gjatë epokës së Kovid-19, si karantinimi, maskat, Tik-tok, Zum dhe lëvizjet për antivaksinim.

Kënga quhet „Eazy Sleazy“ dhe mbrëmë është publikuar në platformën “Jutjub”.

.

“Desha ta ndaj këtë këngë që e kam shkruar me rastin e daljes nga izolimi, me optimizmin kaq të dëshiruar. Dejv, të faleminderit që i more baterinë, basin dhe kitarën, u argëtova derisa punova me ty për këtë projekt. Unë shpresoj se të gjithë do të kënaqen… me këngën „Eazy Sleazy”, deklaroi këngëtari i njohuri i grupit Rolling Stouns, Mik Xheger (77).

Dejv Groll (52) është rok-muzikant amerikan, këngëtar dhe tekst shkrues, ndërsa karrierën e tij e filloi në vitet e 80-ta në rok bandën “Skrim”, ndërsa më pas edhe si baterist në grupin e famshëm “Nirvana”. Pas vdekjes së këngëtarit të “Nirvanas” – Kurt Kobejn, Groll e themeloi grupin “Fu fajtërs” dhe ka bashkëpunuar me shumë muzikantë të tjerë të njohur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail