Dua Lipa triumfoi në Çmimet e muzikës britanike

Londër, 12 maj 2021 (MIA) -Mbrëmë u mbajt ndarja e çmimeve të muzikës britanike, në të cilën ylli i popit Dua Lipa e fitoi çmimin për këngëtaren më të mirë solo britanike për herë të dytë. Ceremonia u zhvillua në “02 Arena” të Londrës.

Konkurrentët e Dua Lipa ishin grupi “Arlo Parks”, i cili e fitoi çmimin Artisti i ri më i mirërë, më pas -Seles (Vajt) Xhesi Vejr dhe Lin la Havas. Albumi i Lipës “Future Nostalgia” është zgjedhur albumi më i mirë britanik.

Xhej Has e fitoi çmimin BRIT për artistin më të mirë mashkull britanik. Treshja pop “Litëll miks” fitoi në kategorinë Grupi më i mirë britanik.

Këngëtarja amerikane Tejlor Svift u bë gruaja e parë që e mori çmimin “Ikonë botërore”, pas David Bouvi, Elton Xhon dhe Robi Vilijams.

“Jam krenare që jam pjesë e këtij komuniteti muzikor, veçanërisht në një vit kur të gjithë kishim nevojë për muzikë”, tha Svift duke e pranuar çmimin.

Në këtë ndarje të 41-të të çmimeve BRIT, si pjesë e një eksperimenti të kontrolluar të kryer nga shkencëtarët, me lejen e qeverisë, mysafirëve në sallë nuk u kërkohej rreptësisht të mbanin distancë fizike dhe të mbanin maska, por duhet të kalojnë edhe një testë për koronavirus pas përfundimit të ceremoninë. Në këtë mënyrë, autoritetet duan të shohin nëse heqja e kushtit për distancë sociale do të çojë në raste masive të infeksionit, pavarësisht testeve negative që i morën të pranishmit para ngjarjes. Mjekët synojnë ta përdorin këtë informacion në pritje të vendimeve për hapjen e klubeve të natës dhe ngjarje të mëdha në hapësira të mbyllura nga fundi i qershorit. ls/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail