Zbulohen datat e “Miss Universe Albania&Kosovo 2021”

“Miss Universe Albania&Kosovo” rikthehet në korrik me dy netë speciale në datat 8 dhe 9.

Siç bëhet e ditur, në natën e parë do prezantohen konkurrentet dhe çmimet speciale kurse në natën e dytë do mbahet finalja e madhe ku do zgjidhet përfaqësuesja për “Miss Universe”.Prezantuesit e natës së parë do të jenë: Teni Vllaçaj, Cindy Marina dhe Adela Cani.Më 9 korrik, në natën finale do të marrin pjesë edhe disa nga të famshmit shqiptarë si: Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj.Nata finale do të moderohet nga Ardit Roshi, Cindy Marina dhe Françeska Jaçe.

Mbrëmja madhështore nuk ka dyshim se do të sjellë emocione pafund, madje për herë të parë do ketë një ‘after-party’ me muzikë live e të ftuar specialë.

Theksojmë që “Miss Universe” do transmetohet dy netë në orën 21:00, live në Vizion Plus dhe Klan Kosova. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail