U hap Edicioni i 74-t ndërkombëtar i filmit në Kanë

Kanë, 7 korrik 2021 (MIA) – Regjisori jugkorean Bong Xhun-ho, amerikanët Spajk Li dhe Xhodi Foster dhe spanjolli Pedro Almodovar e hapën edicionin e 74-t të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Kanë.

“Përfundimisht jemi mbledhur sërish këtu në veshjet tona të shkëlqyeshme”, tha aktorja Xhodi Foster, e cila e para u paraqit në skenë, ku Palmën e artë të nderit ia dorëzoi Pedro Almadovarit.

Më pas iu bashkangjit edhe Bong Xhun-ho, fitues I Çmimit Palma e Artë në vitin 2019, për filmin “Paraziti”, dhe kryetari I juries – Spajk Li.Këtë vit për Palmën e Artë garojnë 24 filma.

Filmi I parë I Festivalit është “Anet” I Leo Karaks, I cili garon për çmimin kryesor. Në listën e filmave në garën për Palmën e artë, mes të tjerëve janë edhe veprat e regjisorit Italian Nani Moreti, amerikanit Shon Pen, rusit Kiril Serebrenikov dhe francezit Zhak Odiar. Në konkurrencë janë edhe “Dispeçerja franceze” nga regjisori amerikan Ves Anderson dhe “Benedeta” nga holandezi Pol Verhoven.

Mbi 60 filma do të shfaqen gjatë festivalit, I cili do të zgjasë deri më 17 korrik.

Festivali I Kanës, që zakonisht mbahet në maj, këtë vit u zhvendos për në korrik për shkak të pandemisë me virusin korona. Në Kanë nuk ka orë policore, as kufizime për numrin e njerëzve në sallat e kinemave, por mbajtja e maskës mbetet e obligueshme në hapësirat e mbyllura. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail