Besa dhe Vesa ua kujtojnë koncertin e Bregoviqit kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Ka tash e sa ditë që përflitet vazhdimisht për ardhjen e artistit boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, për një performancë në Festën e Birrës në Korçë.

Personazhe të shumtë VIP kanë shprehur revoltën e tyre ndaj këtij organizimi, teksa disa prej artistëve që ishin konfirmuar të merrnin pjesë, kanë dhënë dorëheqjen me të mësuar prezencën e tij në këtë festival.

Besa Kokëdhima dhe Vesa Luma janë dy ndër këngëtaret e para që publikisht shprehën revoltën e tyre ndaj kësaj çështje, teksa pas shumë reagimeve dhe statuseve, ato të dielën vendosën t’ua kujtojnë të gjithë atyre që po e mbrojnë Bregoviqin, një nga performancat e tij anti-shqiptare.

Bëhet fjalë për një koncert të vitit 1999 në Selanik të Greqisë, i cili ishte organizuar si revoltë ndaj sulmeve të NATO-s kundrejt Serbisë, duke mbrojtur kështu Kosovën, e cila aso kohe ishte në luftë nga forcat serbe.

“Koncerti i mbajtur në Selanik të Greqisë më 1999 kundër ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Serbi. Bregoviq u ishte bashkuar mijëra grekëve emigrantë serbë që protestonin kundër ndërhyrjes së NATO-s. Koncerti ishte transmetuar edhe në mediat serbe”, shkroi këngëtarja Besa Kokëdhima në një postim në InstaStory.

E një video të tillë nga ky koncert e ka shpërndarë edhe këngëtarja prishtinase, Vesa Luma, në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Ajo iu ka referuar Bregoviqit si “lartmadhëri” duke ironizuar kështu me trajtimin e nderit që i është bërë artistit boshnjak nga organizatorët e festivalit të birrës, si dhe atyre që po e mbrojnë praninë e tij për këtë shfaqje.

“Koncerti i “lartmadhërisë” së tij Goran Bregoviq në Selanik – kundër sulmeve të NATO-s në Kosovë. Tregojini Mero Bazes dhe shokëve të tij ’elitarë’”, ka shkruar Luma në Facebook.

Përndryshe, koncerti i vitit 1999 i mbajtur në Selanik ishte një koncert ku shumë artistë të njohur sllavë performuan. Ishte organizuar kundër Luftës së Kosovës. Koncerti ishte një demonstrim masiv kundër sulmeve të NATO -s në Serbi. Populli grek ishte kundër këtyre sulmeve dhe pjesëmarrja në koncert ka qenë mjaft masive. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail