Të enjten mbahet premiera e filmit të parë horror në Kosovë “Ditari”

Të enjten (28 tetor) mbahet premiera e parë e filmit “Ditari”.

Premiera do të mbahet në qytetin e Prizrenit në kinemanë “Cinemarine” në Abi Qarshia me fillim nga ora 19:00, ku gjithashtu do të ketë edhe Q&A.

Filmi me titullin “Ditari” është filmi i parë ‘horror’ në Kosovë, që vjen si rezultat i një pune dhe përkushtimi katërvjeçar.

Me regji të Liridon Beqirit, filmi përshkruan historinë e disa të rinjve, të cilët një natë vendosin të dalin në kamping, në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, por me një mister të tmerrshëm. Asnjëri nga personazhet nuk është në dijeni se kush dhe çfarë e ruan atë shtëpi.

I pari i këtij lloji në vendin tonë, “Ditari” pritet të jetë ndër filmat më të frikshëm në Ballkan. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail