Dukagjin Lipa takohet me Clark në Washington DC

Babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa, gjatë këtyre ditëve në Washington DC është takuar edhe me gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.

Me këtë të fundit ka ndarë edhe një fotografi në profilin e tij zyrtar në Instagram, derisa thekson se ishte një nder dhe kënaqësi e madhe që ta takonte.Ish-frontmeni i grupit “ODA” madje shton se i është shumë mirënjohës për ndalimin e gjenocidit në Kosovë.“Kishim nderin dhe një kënaqësi të pamasë të takoja mikun dhe heroin tonë të përjetshëm Gjeneralin Wesley Clark, Komandantin Suprem të Aleatëve”.“Faleminderit që besoni në njerëzimin, dhe duke qenë instrumental në ndalimin e gjenocidit që po ndodhte në Kosovë. Ne u jemi përgjithmonë mirënjohës dhe përgjithmonë në borxh”, ka thënë më tej Lipa.

Dukagjini ndërkohë së bashku me familjen e tij ditë më parë u takuan edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin si dhe protagonistet e filmit “Zgjoi”, që kishte premierën në kinematë amerikane.

Në dedikimet që bënë më pas, inkurajuan ndjekësit që ta shohin patjetër filmin duke qenë se trajton një histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, gratë dhe vajzat tona. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail