Pas divorcit, Adele thotë se i po mungon jeta martesore

Adele ka pranuar se “i mungon” të qenit e martuar dhe është e hapur për një mundësi të tillë.

Këngëtarja 33-vjeçare u nda nga bashkëshorti Simon Konecki dy vjet më parë, por divorci nuk e ka larguar krijuesin e hitit “Easy on Me” – e cila aktualisht është në lidhje me agjentin sportiv, Rich Paul – tha se i pëlqente sa “e sigurt” ndihej kur ishte grua e martuar.“Unë jam patjetër e hapur për martesë përsëri. Ndjenja që pata kur isha e martuar ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në jetën time. Mjerisht nuk funksionoi, por më mungon të jem e martuar”, tha ajo për Sirius XM.

Adele e kanalizoi dhimbjen e saj të divorcit në albumin e saj të ri “30” dhe ajo beson se ka arritur “tonin e duhur të një marrëdhënieje që shpërbëhet” dhe ishte e sinqertë për realitetin e fundit të martesës së saj dhe ndikimin që pati tek ajo dhe djali i saj 9-vjeçar, Angelo, shkruan DailyMail.

“Ka të bëjë që ju duhet të uleni si dy të rritur absolutisht që duhet të flisni se si do të ndani jetët tuaja. Duhet të jeni të respektueshëm për njëri-tjetrin dhe të qetë ose asgjë nuk do të zgjidhe”, tha tutje ajo.Krijuesja e hitit “Hello” ka një vlerë neto të raportuar prej 190 milionë dollarësh dhe hodhi poshtë spekulimet se Konecki pas martesës së tyre kishte marrë një pjesë të madhe të pasurisë së saj.

“Ka pasur të gjitha llojet e thashethemeve në internet se pse ai mori të gjitha paratë e mia. Sikur jam budalla që lë dikë të ketë të gjitha paratë e mia?”, u shpreh tutje ylli i muzikës.

Kujtojmë që albumi i ri i Adele po vazhdon të kryesojë top-listat botërore që kur u publikua më 19 nëntor. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail