Jim Belushi po xhiron sezonin e dytë të reality show-t për rritjen e marijuanës



Los Anxhelos, 20 janar 2022 (MIA) - Aktori amerikan Jim Belushi, me gjasë, nuk do të barazohet nga shumëkush me Seth Rogen, Snoop Dogg apo të tjerë “mbështetës” dhe përdorues rekreativë të njohur të drogave të lehta të lejuara ligjërisht. Megjithatë, aktori i humorit 67-vjeçar, së bashku me kolegun e tij Dan Aykroyd, verën e kaluar morën reality show-n e tyre për kultivimin e kanabisit, të titulluar "Growing Belushi". Dhe tani është duke u filmuar sezoni i dytë i emisionit.

- Ajo (marihuana, bp) është ilaçi më i madh. Ju jep energji. Dhe, është shumë kreativ!, tha Belushi në një intervistë të re duke promovuar serialin e tij Discovery Channel, i cili është filmuar në pronën e tij në Oregon jugperëndimore (SHBA).

Produkti u emërua "Blues Brothers" për nder të vëllait të madh të Aykroyd dhe Jim, John Belushi, i cili luajti në filmin me të njëjtin emër. John vdiq nga një përzierje e heroinës dhe kokainës në 1982.

- E dini, ai vdiq nga një mbidozë droge dhe unë me të vërtetë mendoj kështu - dhe Dan tha se po të ishte një "dashnor barishte" do të ishte gjallë sot. "Sepse është një ilaç i shkëlqyeshëm!" - tha Jim.

Sezoni i dytë i reality show-t ka nisur dje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail