Kitara e thyer e Noel Gallagher u shit për 300,000 euro



Paris, 19 maj 2022 (MIA) - Kitara elektrike Gibson e vitit 1960 e përdorur nga Noel Gallagher, ish-ylli i grupit "Oasis", të cilën frontmeni i grupit - vëllai i tij Liam, e prishi në vitin 2009, natën kur grupi u shpërbë. është shitur në ankand në Paris për 300,000 euro.

Sipas mediave, Liam i ka thyer kitarën vëllait të tij i tërbuar në një festival në kryeqytetin francez, pak para se grupi të dilte në skenë. Ekspertët e muzikës dhe shtëpia e ankandeve thonë se ishte një nga “momentet e kultit” në historinë e muzikës rock.

Instrumenti u riparua më vonë nga një prodhues francez i violinave dhe kitarave.

Këngëtari, kantautori dhe muzikanti anglez ka konfirmuar se vëllai i tij ka thyer kitarën. Noel-i ishte veçanërisht i dhënë pas këtij instrumenti, pasi ai kompozoi tekste dhe melodi të shumta mbi të.

“Kjo Gibson 355, me numër serial A34884 nga viti 1960, është kitara që Liam Gallagher e theu në Paris në vitin 2009, natën e shpërbërjes së Oasis. “Ishte kitara ime e preferuar mbi të cilën kompozova shumë këngë”, shkroi Noel Gallagher në një notë me kitarë.

Grupi rock Oasis u themelua në Mançester, Angli, në vitin 1991 dhe arriti kulmin e famës në të njëjtën dekadë me hite si "Don't Look Back In Anger" dhe "Wonderwall". Por grindjet famëkeqe të vëllezërve Gallagher rezultuan në shpërbërjen e grupit. Intoleranca e ndërsjellë arriti kulmin në festivalin Rock dhe Seine në Paris, pas së cilës Noel u largua nga grupi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail