Jennifer Lopez mbushi 53 vjeç dhe prezantoi një balsam të ri për trupin



Los Anxhelos, 25 korrik 2022 (MIA) – Jennifer Lopez dje mbushi 53 vjeç dhe për nder të ditëlindjes dhe me qëllim të prezantimit të sipërmarrjes së re të biznesit, stilistja-aktorja vendosi të pozojë lakuriq…

Jennifer Lopez ka postuar një video në Instagram në të cilën prezanton produktin e ri të markës “J-Lo Beauty” – një balsam trupi, posaçërisht për kujdesin e të pasmeve.

– Të gjithë kujdesin dhe vëmendjen i kushtojmë lëkurës së fytyrës, por ndonjëherë e neglizhojmë trupin. Ishte e rëndësishme për mua të krijoja një rutinë të kujdesit të lëkurës për trupin, dmth. nevojat e tij specifike dhe unike, dhe ne filluam me prapanicën..., shpjegoi Lopez.

Këto ditë ajo po qëndron në Paris me bashkëshortin e saj Ben Affleck, ku po kalojnë muajin e mjaltit pas dasmës së tyre, për fansat – surprizë në Las Vegas. Ata u fejuan 18 vite më parë, por në vitin 2004 u ndanë vetëm pak javë para dasmës. Ata u rikthyen në një lidhje vitin e kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail