Jimmy Kimmel sërish prezanton çmimet Oscar



Los Angeles, 8 nëntor 2022 (MIA) – Jimmy Kimmel edhe një herë do të jetë nikoqir i ndarjes së çmimeve Oscar në vitin 2023, njoftuan dje organizatorët.

Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit shpreson që Kimmel, komediani dhe prezantuesi i famshëm amerikan që priti çmimet Oscar në 2017 dhe 2018, do të ndihmojë në rritjen e vlerësimeve për ngjarjen televizive pas shpërthimit dhe shuplakës së Will Smith ndaj Chris Rock këtë vit. Prezantimi i çmimit prestigjioz këtë vit në rrjetin “ABC Walt Disney”, shënoi shikueshmërinë e dytë më të ulët në historinë e tij, dhe mbeti i shënuar pikërisht pas shuplakës famëkeqe.

"Jimmy është nikoqiri i përsosur për të na ndihmuar të njohim artistë dhe filma të jashtëzakonshëm në 95-të e ardhshme të Çmimeve të Akademisë". "Dashuria e tij për filmat, ekspertiza në TV live dhe aftësia për t'u lidhur me audiencën do të krijojnë një përvojë të paharrueshme për miliona shikues tanë në mbarë botën," thanë në një deklaratë drejtori i Akademisë Bill Cramer dhe presidentja Janet Young.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 12 mars në Teatrin Dolby në Los Angeles, SHBA.

- Të ftosh për të tretën herë prezantuesin e Oscars është ose një nder i madh ose një kurth... Në çdo rast, falënderoj Akademinë që shtroi pyetjen kaq shpejt pasi të gjithë djemtë e mirë thanë jo!, tha Kimmel.

Smith, i cili fitoi një Oscar për aktorin më të mirë për "King Richard", i kërkoi falje publike Rock-ut më pak se një orë pas incidentit me komedianin. Ai u ndalua të merrte pjesë në Oscar për 10 vjet, por ende ka të drejtë të nominohet dhe të marrë një çmim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail