Një fanellë e Kobe Bryant me vlerë pesë deri në shtatë milionë dollarë do të dalë në ankand



Los Angeles, 13 janar 2023 (MIA) – Shtëpia e ankandeve Sotheby's në shkurt do të nxjerrë në ankand fanellën e legjendës së basketbollit amerikan Kobe Bryant, i cili vdiq në një aksident me helikopter në vitin 2020. Vlerësimet fillestare flasin për pesë deri në shtatë milionë dollarë dhe ky treg tërheq koleksionistë dhe investitorë të pasur nga e gjithë bota, ndaj shpesh arrihen rekorde në ankande.

Fanella e Kobe Bryant me numrin 24 në ngjyrë të verdhë dhe vjollcë është në shitje nga pronari, i cili preferon të mbetet anonim. Basketbollisti i Los Angeles Lakers e veshi atë fanellë në 25 ndeshje në vitin kur u emërua lojtari më i mirë në pjesën e rregullt të sezonit 2007/2008, tha Sotheby's.

Në maj 2022, fanella e veshur nga futbollisti argjentinas Diego Maradona në Kupën e Botës 1986 u shit për 9.3 milionë dollarë. Në shtator të vitit të kaluar, një fanellë me numrin 23 të veshur nga basketbollisti i Chicago Bulls, Michael Jordan në vitin 1998, u ble për 10.1 milionë dollarë.

– Gjatë gjithë sezonit ka veshur fanellën 25 herë dhe ka shënuar 645 pikë në të, tha Bram Wachter nga “Sotheby’s”.

Fanella do të ekspozohet në Nju Jork nga 1 shkurti dhe është pjesë e një ankandi të madh online të artikujve nga bota e sportit që do të zhvillohet nga 2 deri më 9 shkurt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail