
Los Anxhelos, 13 janar 2023 (MIA) – Këngëtarja Lisa Marie, vajza e mbretit të muzikës rock amerikane, Elvis Presley, ka ndërruar jetë pasi u dërgua me urgjencë në spital për një atak të mundshëm në zemër. Lajmin e ka konfirmuar nëna e saj Priscilla Presley.
– Me zemër të rëndë më duhet të ndaj lajmin e hidhur që vajza ime bukuroshe Lisa Mary na la. Ajo ishte gruaja më e pasionuar, më e fortë, më e dashur që kam njohur ndonjëherë. Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballojmë këtë humbje të thellë. Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja. Nuk do të ketë komente të tjera për momentin, tha Priscilla.
Lisa Marie Presley vdiq në moshën 54-vjeçare nga një atak në zemër në shtëpinë e saj. Lajmi për vdekjen e saj erdhi disa orë pasi ajo u dërgua në një spital në Calabasas, Kaliforni.
Meqë ra fjala, ajo mori pjesë të martën në çmimin “Golden Globes”. Ajo dhe nëna e saj ishin të pranishëm për të mbështetur Austin Butler, i cili fitoi aktorin më të mirë për portretizimin e Elvisit.