Paralajmërohet bashkëpunimi i "Rolling stouns" dhe Poll Mekartnit

Los Anxhelos, 23 shkurt 2023 (MIA) - Grupi britanik "Rolling stouns" dhe Poll Mekartni i bashkuan forcat për këngë të re të përbashkët e cila do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të rok grupit, deklaroi përfaqësuesi i tyre për publikun.

Ndërsa, ish-anëtari i grupit "Bitëlls" tashmë ka incizuar pjesë të këngës, "nën drejtimin e producentit fitues të çmimit Gremi për vitin 2021, Endrju Vat". Thuhet gjithashtu se incizimet janë bërë së fundmi në Los Anxhelos dhe se ish shoku i grupit të Mekartnit, Ringo Star gjithashtu duhet të luajë në albumin e ri, i cili do të dalë më vonë këtë vit.

"Stouns" konfirmuan se Mekartni ishte "ftuar të luajë bas në një këngë", por jo edhe që Ringo Star ishte përfshirë.

Në një video porosi në faqen e tij të internetit, kitaristi i "Rolling Stouns", Kit Riçards u tha fansave se "muzikë e re është në rrugë". Albumi i ri do të jetë i pari pas nga vdekjes së bateristit të grupit, Çarli Uots, në vitin 2021.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail