50-të vjetori i vetmuar i Tom Kruz

Tom Kruz kaloi një 50-vjetor të trishtë pothuajse i vetmuar te merkuren, ndërsa Kate Holmes nuk e lejoi që të shikonte vajzën e tij Suri.

Çifti kishte planifikuar një festë të madhe në supervilën 30 milionë dollarëse të aktorit në Los Anxhelos, por të gjitha planet u prishën pas kërkesës surprizë të divorcit, nga ana e Holmes.

Nga ana e tij, Kruz vendosi të kthehej përpara kohe në SHBA nga xhirimet e filmit që po zhvillon në Islandë, për arsye të panjohura.

Aktori mbushi 50-vjetorin në datën tre korrik, por në festën e planifikuar gjatë së mërkurës, ai takoi vetëm dy fëmijët e tij të birësuar gjatë martesës me Nikol Kidman, Konor dhe Isabelën.

Ndërkohë, aktori e pati të pamundur të takohej me vajzën e tij të vetme biologjike, 5-vjeçaren Suri, e cila është duke qëndruar aktualisht me 33-vjeçaren Holmes.

Kruz dhe aktorja 17 vjet më e re në moshë u lodhën në martesë në vitin 2005, por duket se një seri mosmarrëveshjesh, përfshi çështjen e edukimit fetar të së bijës, çuan Kate të kërkonte zgjidhjen e martesës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail