Rreziqet e fustaneve me çelje të thellë!(FOTO)

Çeljet gjithnjë e më ekstreme të popullarizuara gjithsesi kanë përparësitë e veta – janë seksi, ju bëjnë që të jeni të qendër të vëmendjes në ahengje. Mirëpo, nëse dëshironi që ky akt të theksohet, patjetër duhet të jeni të gatshme edhe për rreziqe të caktuara.

Amanda Holden

Aktorja dhe moderatorja britanike, Amanda Holden, me siguri nuk ka dëshiruar që t’ia tregonte tërë botës brekët e veta. Fatkeqësisht, derisa bëhej bati për t’u fotografuar, pak më shumë e tërhoqi fustanin dhe zbuloi çdo gjë, transmeton Telegrafi.



Anna Faris

Aktorja atraktive bionde gjithashtu i ka treguar brekët e veta në tepihun e kuq, madje fajtori kryesor për këtë ishte era “e krisur”. Ajo ka pasur edhe një situatë të pakëndshme, kështu që një pjesë të fustanit e ka lagur në bar.



Rihanna

Ky fustan seksipil ishte dashur të krijonte iluzionin që Rihanna nuk ka të veshura brekë. Mirëpo, duke u kthyer nga ndarja e shpërblimit “Glamur” fotografët e kanë fotografuar në një situatë jo edhe aq të këndshme.



Rita Ora

Ndarja e shpërblimeve MTV 2014 do të mbahet në mend për këtë fustan të Rita Orës. Ashiqare era ia prishi planet këngëtares, mirëpo ajo nuk i kushtoi fare rëndësi kësaj situate.



Kim Kardashian

Kimi ka përjetuar një situatë jo fort të këndshme kur i tregoi brekët me kreacion të kaltër tepër të bukur. Kjo edhe nuk është ndonjë gjë e pakëndshme që një ikonë mund t’ia lejojë vetes.



Liliana Matthäus

Bashkëshortja e bukur e Lothar Matthäusit gjithsesi ka trup që ia vlen çdo lëvdatë, dhe qartas nuk dëshiron ta fshehë.



Paris Hilton

Ajo dëshiron të jetë mbretëreshë në çdo aheng, posaçërisht kur është fjala për ditëlindjen e saj. Prandaj për kremtimin e ditëlindjes së 33-të ka veshur këtë fustan me rrezik, mirëpo fatkeqësisht ka zbuluar shumë më tepër seç ka planifikuar.



Iggy Azalea

Këngëtare repi ka pasur situatë të ngjashme të pakëndshme me veshjet e veta në ndarjen e shpërblimit MTV 2013. Igy ishte e qartë që nga pak dridhej nga kjo gjë, mirëpo pastaj vazhdoi të pozonte – pasi që e rregulloi fustanin ashtu siç duhej



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail