Amerikanet kampione të reja botërore në futboll

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar Botërorin e femrave në futboll duke mposhtur Japoninë në finale me rezultat 5 me 2.  Fitorja e amerikaneve u kuptua qysh në 16 minutat e parë kur realizuan katër herë.

Kapitenia Carli Lloyd hapi serinë e golave në minutën e tretë dhe në të pestë për rezultatin 2 me 0. Në minutën e 14-të Lauren Holiday trefishoi epërsinë për amerikanet, ndërsa në të 16-ën kapitenia me një –supergol nga mesi i fushës shënoi për "poker", siç transmeton Koha.net.

Japonia ngushtoi rezultatin në minutën e 27-të përmes Yuki Ogimit dhe autogolit të Julie Johnstonit në minutën e 52-të, por kjo nuk mjaftoi pasi që Tobin Heath realizoi edhe një herë për të shuar përfundimisht ëndrrën e japonezeve. Amerika golin e pestë e shënoi në minutën e 54-të.

Botërori 2015, i mbajtur në Kanada, është triumfi i tretë i amerikaneve në kampionatet botërore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail