Sonte luhet ndeshja Shqipëri-Serbi

Tiranë, 8 tetor 2015 (MIA) - Sonte është nata më emocionuese për të gjithë shqipëtarët në mbarë botën. Shqipëria dhe Serbia do të përballen sonte në futboll, në stadiumin Elbasan Arena në orën 20:45. 

Kjo do të jetë ndeshje kthyese e Grupit I, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit - Euro 2016.

Loja ka zgjuar interesim të madh, pasi fitorja eventuale i shton gjasat e kombëtares shqiptare për t’u kualifikuar.

Policia shqiptare ka thënë, në prag të ndeshjes, se ka ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë, duke shpërndarë rreth 2.300 policë dhe duke mbyllur rrugët përreth stadiumit në Elbasan si dhe duke i hequr edhe valët e celularëve.

Tifozët do të duhet të tregojnë kartat e identifikimit dhe do të kontrollohen nga policia përpara se të hyjnë në stadiumin Elbasan Arena.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail