De Biasi kandidat për çmimin "Trajneri i Vitit" ne Itali

Vazhdojnë vlerësimet për Gianni De Biasi-n. Pas çmimeve të marra në Shqipëri dhe në Itali, falë suksesit historik me kualifikimin e Kombëtares në Euro 2016, tekniku kuqezi është përfshirë në garën për çmimin “Trajneri i Vitit” nga e përditshmja prestigjoze “Gazzetta Dello Sport”.

De Biasi është përfshirë mes 10 kandidatëve të Gazzetta Sports Awards, me motivacionin pikërisht për arritjen e finaleve të evenimentit në Francë.

Gazeta më e madhe sportive nëItali theksonte se trajneri e udhëhoqi Shqipërinë në kualifikimin historik, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë, ku regjistroi fitore me Portugalinë, por edhe një sukses luksi në miqësoren me Francën në "Elbasan Arena".

Gara për Trajnerin e Vitit është mjaft e forte, pasi mes kandidatëve të tjerë janë drejtuesi i stolit të Italisë, Antonio Conte, që udhëhoqi të kaltërit drejt Euro 2016, duke u pozicionuar të parët në grup me shtatë fitore dhe tre barazime.

Një tjetër emër i madh i futbollit është Massimiliano Allegri, i cili i dha Juventusit titullin e katërt radhazi në Serinë A. Bardhezinjtë fituan Kupën, arritën në finalen e Champions League dhe e nisën sezonin e ri me suksesin në Superkupën e Italisë.

Në garë edhe Maurizio Sarri, trajneri që zbuloi Elseid Hysajn te Empoli dhe pas debutimit të shkëlqyer në Serinë A italiane, e tërhoqi mbrojtësi kuqezi te Napoli, ku vazhdojnë të jenë protagonistë. Kandidaturat e tjera për Trajnerin më të Mirë janë nga disiplina të tjera, si volejbolli, tenisi, basketbolli apo gjimnastika dhe çiklizmi.

lexo shkretoj
IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail