Napoli lider i ri në Seria A

Napoli, 1 dhjetor 2015 (MIA) - Ekipi i Napolit është lider i ri në Kampionatin italian të futbollit pasi mbrëmë para tifozëve të tyre e mposhtën liderin e deritanishëm, Interin, me rezultatin 2:1.

Kjo njëheri ishte ndeshja e fundit nga xhiroja e 14-të, ndërsa Napoli e shlnoi fitoren e nëntë, ndërsa për Interin kjo ishte disfata e dytë.

Napoli kaloi në epërsi që në fillim me golin e Gonzalo Iguain (minuta e dytë), ndërsa futbollisti i njejtë shtoi për 2:0 me golin në minutën e 62-të. Pesë minuta më vonë Adem Lajiq e zvogëloi epërsinë e napolitanëve për 2:1.

Në ndeshjen e dytë të luajtur dje Sasuolo - Fiorentina barazuan me rezultatin 1:1.

Rezultate të ndeshjeve të tjera nga xhiroja e 14-të:

Palermo - Juventus 0:3,

Empoli - Lacio 1:0,

Roma - Atlanta 0:2,

Kievo - Udineze 2:3,

Frosinione - Verona 3:2,

Xhenova - Karpi 1:2,

Milan - Sampdoria 4:1, 

Torino - Bolonja 2:0.

Tabela: Napoli 31 pikë, Inter 30, Fiorentina 29, Roma 27, Juventus 24, Sasuolo 23, Milan 23,...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail