Golden Stejt vazhdon me fitoret


Kampioni i ligës NBA Golden Stejt arriti fitore të re pasi mbrëmë para tifozëve të vet e mposhti ekipin e Hjustonit. Kjo për Golden Stejt ishte fitorja e 47 e këtij sezoni dhe kanë përqindje të suksesit prej 92,2 për qind. Më këtë rast ky ekip, ka seri prej 42 fitoreve në një seri në pjesën e rregullt në terrenin e tyre prej të cilave 24 këtë sezon.

Më efikasi në duel ishte Xhejms Harden nga Hjustoni me 37 pikë, ndërsa Stef Kari te Golden Stejt shënoi 35.

Rezultatet e pesë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë:

Gloden Stejt - Hjuston 123:110,
Majami - San Antonio 101:119
Nju-Jork - Uashington 108:111
Milvoki - Boston 112:111 dhe
Dallas - Juta 119:121 (vazhdimi).

Plasmani në Konferencën Lindore: Klivlend 37-14 (fitore-humbje), Toronto 35 -16, Boston 31-23, Atlanta 30-24, Majami 29-24, Indiana 28-24, Çikago 27-24, Detroit 27-26,...

Plasmani në Konferencën Perëndimore: Golden Stejt 47-4 (fitore-humbje), San Antonio 44-8, Oklahoma Siti 39-14, La Klipers 35-17, Memfis 30-22, Dallas 29-26, Juta 26-25, Hjuston 27-27,...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail