Kombëtarja kthehet në atdhe, pritje nga Rama, Veliaj e Bushati, pastaj tifozët në "Fan Zone"

Tiranë 23 qershor 2016 (MIA) - Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë sot në aeroportin e Rinasit në orën 15:30 ku do të pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama me te gjitha nderimet ushtarake dhe rojen e nderit.

Me pas, siç transmeton ATSH-ja, skuadra e kombëtares do të spostohet me një autobuz të hapur drejt Tiranës, ku ndalesa e parë do të jetë përpara Bashkisë së Tiranës.

Pikërisht aty, kryetari i Bashkise së Tiranës, Erion Veliaj, do t’u japë djemve të kombëtares simbolin e Tiranës, çelësin e qytetit.

Ndalesa e dytë për kombëtaren do të jetë ministria e Punëve të Jashtme, ku ministri Bushati do të presë skuadrën e kombëtares, të cilët do të bëjnë edhe aplikimin për pasaportën diplomatike, premtim ky i kryeministrit Rama.

Ndalesa e tretë do të jetë në Kryeministri, ku shefi i qeverisë do të presë zyrtarisht skuadrën e kombëtares dhe ku të ftuar do të jene edhe futbollistët më të shquar kuqezi ndër vite.

Etapa tjetër do të jetë sheshi Nënë Tereza, pikërisht Fun Zone nga ku qytetarët e Tiranës ndoqën me emocion ndeshjet e kombëtares. Ne Fun Zone do të ketë një koncert madheshtor me DJ dhe këngëtarë të njohur, ndërkohë që djemtë e kombëtares do të kenë mundësinë t’i flasin sportdashësve shqiptarë nga një skenë e ngritur posaçërisht për këtë ditë.

Në mbrëmje, Kryeministri Rama do të shtrojë një darkë në nder të ekipit kuqezi, ku do të marrin pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail