Majlinda Kelmendi shkruan historinë, Kosova fiton medaljen e parë të artë olimpike

Prishtinë, 8 gusht 2016 (MIA) - Majlinda Kelmendi e ka shkruar historinë, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë olimpike, madje në pjesëmarrjen e parë në Lojëra Olimpike, shkruan "Zëri".

Xhudistja pejane është treguar dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar meçet një nga një, për ta mposhtur në finale italianen Odette Giuffrida.

Majlinda e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti zviceranen Evelyne Tschopp me lehtësi, pas vetëm 25 sekondash.

Ndërkaq, në çerekfinale u hakmor ndaj garueses nga Mauritania, Christianne Legentil, e cila e kishte eliminuar në Olimpiadën e Londrës, për ta mposhtur pas vendimit të gjyqtarëve.

Ndërkaq, në gjysmëfinale e mundi japonezen e fuqishme, Misato Nakamura. Majlinda e bëri krenare Kosovën, por edhe krejt shqiptarët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail