Kelmendi kalon me sukses edhe testin antidoping. Triumf ndaj kritikëve

Prishtinë, 9 gusht 2016 (MIA) - Majlinda Kelmendi nuk është futur në histori vetëm si e para sportiste që i siguroi një medalje të artë olimpike shtetit të Kosovës, pas triumfit të siguruar në sportin e xhudos në “Rio 2016”, por ka triumfuar së fundi edhe ndaj disa kritikëve, të cilët dyshonin për paraqitjen e saj, duke kaluar me sukses edhe testin për doping.

Duke qenë ndër temat qëndrore të medieve, jo vetëm kosovare dhe shqiptare, por edhe të huaja, Majlinda u bë prè e një lajmi dashakeqës në arenën ndërkombëtare, teksa media të huaja njoftuan se në qershor të këtij viti xhudistja Kelmendi kishte refuzuar të kryente teste antidoping në Francë.

Lajme të tilla ishin hedhur poshtë nga kreu i Federatës kosovare të Xhudos, Agron Kuka, i cili mohonte të kishte ndonjë vërtetësi në atë që ishte shkruar, por theksonte se bëhej fjalë për trillime të qarqeve të ndryshme që nuk ia donin të mirën sportit në Kosovë.

Megjithatë, gjithçka u vërtetua pas fitimit të medaljes së parë të artë në Olimpiadën e Rio de Zhanejros, teksa Majlinda Kelmendi i është nënshtruar një testi antidoping. Një burim i "Telegrafit" ka bërë të ditur se xhudistja kosovare e ka kaluar me sukses testin e bërë në Brazil.

"Menjëherë pas fitimit të medaljes, Majlinda është testuar për doping, ku ka rezultuar se është e pastër. Po të ndodhte e kundërta, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’ia kishte hequr medaljen e artë deri më sot. Edhe njëherë është dëshmuar se sportistet tona, pa kurrfarë substancash të ndaluara, arrijnë suksese", ka thënë burimi në fjalë për "Telegrafin".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail