Chelsea kërkon mbrojtësin holandez nga Lazio, De Vrij

Londër, 29 gusht 2016 (MIA) - Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte është duke kërkuar qendërmbrojtësin holandez nga Lazio, Stefan de Vrij, i cili ka treguar formë të lartë dy vitet e fundit.

Londinezët paraprakisht ishin në kërkim të mbrojtësve nga Seria A, Leandro Bonucci, Kostas Manolas, Koulibaly dhe Alessandro Romagnoli, por si duket nuk ia arritën qëllimit.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Chelsea janë të gatshëm ta paguajnë çmimin prej 25 milionë euro edhe për mbrojtësin e Fiorentinës, Marcos Alonso.

Spanjolli me dhunti të shumta mund të përdoret në shumë pozicione të mbrojtjes, si mbrojtës krahu i majtë, qendërmbrojtës dhe mbrojtës qendror.

Sipas gazetës Marca, interesimi i Chelseat gjatë ditëve të fundit ishte konkret, por Viola kërkoi 25 milionë euro dhe tashmë të dy klubet janë pranë një marrëveshjeje për shkak se londinezët janë të gatshëm për të paguar atë çmim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail