Zyrtare: De Biasi shpall listën, tre emra të rinj nga Kosova

Tiranë, 2 tetor 2016 (MIA) - Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka shpallur listen e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Shqipëria do të përballet me Lihtenshtenjin dhe Spanjën më 6 tetor dhe tri ditë më vonë me spanjollët.

Në listën e publikuar nga De Biasi janë tre emra të rinj, të cilët vijnë nga Kosova.

Liridon Latifi nga Skënderbeu, Eros Grezda nga Llokomotiva e Zagrebit dhe Azdren Llullaku nga Gaz Metan.

Ndërkohë portieri i Lazios, Thomas Strakosha nuk është grumbulluar për këtë ndeshje.

Jashtë listës ka mbetur edhe ylli kosovar Shkëlzen Gashi, ndërsa në vend të tij është ftuar Rey Manaj. 

Portierë; Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës; Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Federik Veseli

Mesfushorë; Ledian Memushaj, Ergys Kace, Andi Lila, Liridon Latifi, Migjen Basha, Eros Grezda, Odise Roshi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Jahmir Hyka, Taulant Xhaka, Amir Abrashi,

Sulmues; Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Azdren Llullaku, Rey Manaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail