Cana merr diplomën “UEFA B” për trajner

Tiranë, 26 tetor 2016 (MIA) - Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka marrë diplomën e “UEFA B” pasi kreu me sukses kursin e organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Diplomat u shpërndanë në një ceremoni të organizuar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Në këtë kurs morën pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator, transmeton kp.

Ndërkohë, aktualisht është duke u zhvilluar kursi “UEFA PRO”, që vazhdon gjithë vitin.

Gjithashtu FSHF-ja bën të ditur se do të organizohet edhe kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh dhe për drejtor sportiv. Ky kurs do të zhvillohet në javën e parë të çdo muaji për pesë muajt e ardhshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail